Activity

Lepenicë shpella (Guva)

Download

Trail photos

Photo ofLepenicë shpella (Guva) Photo ofLepenicë shpella (Guva) Photo ofLepenicë shpella (Guva)

Author

Trail stats

Distance
2.97 mi
Elevation gain
1,483 ft
Technical difficulty
Moderate
Elevation loss
302 ft
Max elevation
2,553 ft
TrailRank 
28
Min elevation
1,335 ft
Trail type
One Way
Moving time
26 minutes
Time
one hour
Coordinates
549
Uploaded
December 26, 2021
Recorded
December 2021
Be the first to clap
Share

near Lepenicë, Vlorë (Albania)

Viewed 246 times, downloaded 4 times

Trail photos

Photo ofLepenicë shpella (Guva) Photo ofLepenicë shpella (Guva) Photo ofLepenicë shpella (Guva)

Itinerary description

Shpella apo Guva è Lepenicës, Brataj, Vlorë, ndodhet në lartësinë 780 m mbi nivelin e detit në shpatin lindor të Malit të Shushicës, dhe është larg 2 ore ne këmbë sipër fshatit të Lepenicës !
Vizatimet e zbuluara në këtë shpellë, dëshmojnë se treva e Shqipërisë Jugore është një nga vatrat e qytetërimeve neolitike me autoktoni relative me të gjatë. Por, kjo dëshmi rrezikon të zhduket dhe të mos shërbejnë më për asgjë si pasojë e papërgjegjshmërisë së individëve të caktuar që I kanë dëmtuar, por edhe si pasojë e indiferencës totale të institucioneve (fare pranë ndodhet një kantier gurore) !
Shumë nga vizatimet që mendohet të jenë të periudhës së gjysmës së parë të mijëvjeçarit të tretë para Krishtit, janë dëmtuar nga shkarravitja mbi to e emrave të njerëzve apo dhe vizatimeve të ndryshme.
“Shpella e Shkruar” është zbuluar në vitin 1970 dhe është shpallur Monument i Kulturës i kategorisë së parë në vitin 2015
Për të mbërritur tek pikturat, ose, siç e quajnë vendasit, tek “Shpella e shkruar”, duhet të marrësh rrugën automobilistike Vlorë-Kuç e, pasi të ndalesh fshatin Lepenicë, të ngjitesh në këmbë për dy orë, për të arritur tek “Shpella e shkruar”, nga ku mund të zotërosh me shikim tërë luginën e mesme të lumit të Shushicës. Në tavanin e shpellës gjenden të vizatuara 19 figura antropomorfe e 8 figura gjeometrike. Vizatimet janë të realizuara me bojë minerali, ngjyrë kafe. Gjatësia e këtyre figurave antropomorfe është e ndryshme, ajo lëviz nga 15 cm deri në 18 cm, ndërsa gjatësia e figurave gjeometrike lëviz nga 12 cm, që është figura më e vogël, në 32 cm, që është gjatësia e figurës më të madhe. Shpella e Shkruar e Lepenicës është nga më të vjetrat në Ballkan e në Evropë. Në pikëpamje të paraqitjes grafike, nga mënyra se si janë vizatuar figurat e njerëzve, nga mënyra e vendosjes së gjymtyrëve, piktura e Lepenicës ka mjaft elemente të përbashkëta e pika takimi me pikturën shkëmbore të Zhlijebit afër Vishegradit në Bosnje, me pikturën shkëmbore të Tsogerit në Thrakinë perëndimore. Përputhjet më të mira piktura e Lepenicës i ka me pikturat e artit shkëmbor perëndimor dhe konkretisht me ato të shpellës Parto Badisco në Puglia të Italisë së Jugut, të varrit Branka në Sardenjë, me pikturat e ishullit të vogël Levanzo në veri të Sicilisë dhe pjesërisht me pikturën Olmeta në Kep të ishullit të Korsikës, Francë. Vizatimet e Shpellës së Lepenicës i përkasin gjysmës së parë të mijëvjeçarit të tretë para Krishtit. Realizuesi i këtij vizatimi ka vendosur në qendër figurën e njeriut, gjë që do të thotë se kemi të bëjmë me një kult, me një nderim ndaj njeriu. Nga Shpella e Shkruar e Lepenicës, përballë duken shpellat e Velçës, të cilat janë afërsisht të së njëjtës kohë. Piktura e Lepenicës, si një nga më të vjetrat në Ballkan, dëshmon se treva e Shqipërisë Jugore është një nga vatrat e qytetërimeve neolitike me autoktoni relative me të gjatë.

Waypoints

PictographPhoto Altitude 2,406 ft
Photo ofPhoto

Photo

PictographSummit Altitude 2,517 ft
Photo ofSummit

Summit

PictographPhoto Altitude 2,517 ft
Photo ofPhoto

Photo

PictographMonument Altitude 2,510 ft
Photo ofShpella e Lepenices

Shpella e Lepenices

PictographPhoto Altitude 2,517 ft
Photo ofPhoto

Photo

Comments

    You can or this trail